E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami: Ndeshja ndaj Birminghamit si finale

Mesfushori i West Ham United, Valon Behrami, thotë se ndeshja e sotme ndaj Birmingham City-t është si një finale e Kupës.
Kosovari me nënshtetësi zvicerane kërkon nga fansat të krijojnë një atmosferë e cila do t'i stimulojë lojtarët të japin maksimumin në fushë.
"Shpresoj që tifozët do të na japin një ndihmë të madhe, pasi kemi nevojë për këtë për momentin. Jemi në një pozitë shumë, shumë të vështirë dhe duhet të luajmë në ndeshjen e të mërkurës si në finale. Duhet të luajmë për 90 minuta, që nga fillimi deri në fund, siç e bëmë në minutat e fundit në Burnley. Kemi nevojë çdo ndeshje ta trajtojmë si finale, pasi situata ka filluar të jetë e rrezikshme", ka thënë Behrami për faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›