Barezi: Ky Inter më kujton atë të rekordeve
Interi ka mundësinë më të mirë për ta çuar distancën nga Roma e vendit të dytë në 11 pikë, por numri dy i pankinës zikaltër kërkon kujdes nga skuadra. Sipas tij, Parma është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. “Ata vijnë në këtë përballje pas një periudhe të vështirë dhe do përpiqen të marrin pikë me çdo kusht. Prandaj na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë në të njëjtën kohë”, theksoi Barezi.Ecuria e këtij ekipi i sjell në mendje krahut të djathtë të Hoze Mourinjos Interin e rekordeve: “Duke parë si stërvitet skuadra, duke parë atë që po bëjnë lojtarët, se si po luajnë, kam bindjen se kemi potencial të madh dhe mund të arrijmë lart. Të marrë veç e veç futbollistët janë të rëndësishëm, por kur bashkohen në grup, janë të papërmbajtshëm”.