Vieira : City në katër ekipet e para
Mesfushori francez Patrick Vieira thotë se ai do të ndihmojë Manchester Cityn të përfundojë sezonin në katër ekipet e parë .
Vieira u angazhua për Cityn në fitoren e mbrëmshme prej 2-0 ndaj Boltonit, fitore kjo që i ndihmoi këtij ekipi të prekë vendin e katërt, falë diferencës më të mirë të golave ndaj Liverpoolit.
"Vend ii katër është objektivi ynë dhe vërtet besoj se jemi mjaft të fuqishëm për të përfunduar atje. Ka edhe shumë për t'u luajtur dhe disa ndeshje të mëdha vijnë, por ne vetëm duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të arrijmë në Ligën e Kampionëve", ka thënë Vieira.