Dunga injoron Ronaldinjon
Përkundër të gjitha parashikimeve asi brazilian është lënë edhe këtë herë jashtë listës së “Seleçaos” për ndeshjen miqëqsore përballë Irlandës më 2 mars. Karlos Dungës duket se nuk i kanë bërë aspak përshtypje paraqitjet e mira të mesfushorit me fanellën kuqezi.Hera e fundit që Ronaldinjo ka veshur fanellën e kombëtares ka qenë më 1 prill të vitit të kaluar në ndeshjen Brazil-Peru. Që atëherë, megjithë dëshirën e tifozëve, trajneri Dunga nuk e ka përfshirë më ish-“Topin e Artë 2006” në kombëtare.Ja lista e plotë e të grumbulluarve:Julio Cesar (Inter), Doni (Roma); Maicon (Inter), Daniel Alves (Barcelona), Michel Bastos (Lion), Gilberto (Kruzeiro), Lucio (Inter), Juan (Roma), Luisao (Benfika), Thiago Silva (Milan); Gilberto Silva (Panathinaikos), Felipe Melo (Juventus), Josue' (Volfsburg), Kleberson (Flamengo), Ramires (Benfika), Elano (Gallatasaraj), Kaka' (Real Madrid), Julio Baptista (Roma); Nilmar (Vijareal), Adriano (Flamengo), Luis Fabiano (Sevilja), Robinho (Santos).