Behrami, gol në Kupën e Anglisë
Valon Behrami ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 2-0 në transfertë të Uest Hemit kundër Hartlepulit në raundin e katërt të Kupës së Anglisë. Ish-lojtari i Lacios shënoi një gol të bukur në minutën e 44-t, ndërsa Mark Noble dyfishoi shifrat.
SALIHI - Hamdi Salihi shënoi dy gola për SV Ried në humbjen 3-4 të skuadrës së tij në miqësoren kundër Ingolstadt. Shkodrani shënoi golin e dytë dhe të tretë (me penallti) për skuadrën austriake. Salihi ka shënuar më parë edhe një dy golash në fitoren 2-1 të SV Ried kundër FC Waidhofen.
KAPLLANI - Kalsruhe e sulmuesit shqiptar Edmond Kapllani fitoi 3-2 miqësoren Kundër Nurembergut. Golat u shënuan nga Kristian Tim, Xhovani Federiko dhe Lars Stindl. Kapllani luajti si zëvendësues nga minuta e 71-të në vend të Kristian Timit. Të mërkurën e ardhshme Karlsruhe do të luajë në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë kundër SV Wehen Wiesbaden dhe të dielën në kampionatin gjerman kundër Bochum të Mërgim Mavrajt.
26 Janar 2009