Çështja “Biberaj”, KE ngrin votën e delegacionit shqiptar në Asamble
Anëtarët e delegacionit, Islami e Pernaska, qëndrime të ndryshme. Pernaska: “Nuk ka ngrirje, është procedurë normale”
Eljona Ballhysa
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka “ngrirë” dje kredencialet e delegacionit shqiptar. Gjatë seancës së paradites, ku është diskutuar në lidhje me përbërjen e delegacioneve të përhershme pranë Asamblesë së KE-së, pas propozimit të kryetarit të Grupit Parlamentar Liberal, është votuar ngrirja e kredencialeve të delegacionit shqiptar. Kjo do të thotë se delegacioni shqiptar nuk ka të drejtë vote në komisionet e Asamblesë së KE-së dhe në seancat parlamentare deri në shqyrtimin e çështjes “Biberaj”. Kryetari i Grupit Parlamentar Liberal ka bërë të ditur se në kërkesën për shkarkimin e kryetarit të delegacionit shqiptar, Aleksandër Biberaj, është bërë shkelje e procedurave parlamentare të një vendi demokratik. Më pas, Asambleja ka marrë vendimin që kryesimi i delegacionit shqiptar të shqyrtohet nga Komisioni për Rregulloren dhe për Procedurat e Asamblesë Parlamentare, i cili pritet të mblidhet sot paradite. Këto informacione janë bërë të ditura nga anëtari socialist i delegacionit shqiptar, Kastriot Islami. Ndërsa anëtarja demokrate Lajla Pernaska e cilëson praktikën e ndjekur nga Asambleja, një procedurë normale. Ajo thekson se nuk ka asnjë ngrirje të autoritetit të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së.
Deklarata KE
Këshilli i Europës konfirmoi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndryshimin e kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare. Në një njoftim zyrtar, KE-ja bëri të ditur se, “kredencialet e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë ndryshuar. Vendimi është marrë në hapje të sesionit parlamentar në Strasburg. Deputeti i Hungarisë, Matias Eorsi, i cili kryeson Grupin Liberal, u shpreh: “Ne kemi arsye të besojmë se një nga anëtarët e Asamblesë është shkarkuar nga Shqipëria në një mënyrë që shkel rregullat mbi të cilat operohet zakonisht”. Sipas njoftimit të Këshillit të Europës, Komisioni i Rregullores do të përgatisë një raport mbi këtë çështje dhe do të marrë një vendim përfundimtar në mbledhjen e sotme. Ndërsa delegacioni shqiptar do të zërë vendet në mënyrë provizore në Asamble deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Delegacioni shqiptar ka të drejtën e votës dhe të fjalës, por s’ka të drejtë të votojë për kredencialet e veta.
Pohimi
“Në seancën e sotme të Asamblesë Parlamentare, kur bëhet dhe miratimi i të gjithë delegacioneve, kryetari i Grupit Liberal, deputeti hungarez, ka kundërshtuar mandatin e Shqipërisë duke dhënë argumentin se janë shkelur procedurat për zëvendësimin e deputetit Biberaj dhe sjelljen e delegacionit të ri. Në kuadër të procedurave, kur ka një kundërshtim, çështja i kalohet komisionit të rregullores së procedurave për gjykim, i cili brenda 24 orësh duhet të japë një gjykim për të vendosur përfundimisht në mbledhjen plenare të Asamblesë. Pritet që të mërkurën ose të enjten të diskutohet edhe një herë çështja e kredencialeve të delegacionit shqiptar që nuk ka të drejtë tanimë të marrë pjesë në Asamble deri në momentin kur të merret një vendim”, - ka bërë të ditur Islami, i cili e ka cilësuar mjaft të rëndë ngjarjen që krijon një precedent të rrezikshëm.
Islami gjithashtu bëri të ditur se dy bashkëraportuesit e KE-së për situatën në Shqipëri pritet të realizojnë një vizitë të befasishme në Tiranë për të diskutuar për ligjin e dosjeve dhe për çështjen “Biberaj”. Islami konfirmoi se ky është rasti i parë që ndodh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe “pa asnjë dyshim, duke iu referuar edhe kontakteve që kemi pasur me zyrtarët e kësaj Asambleje, kjo shihet si një goditje e rëndë e imazhit. Në pamje të parë mund të duket si normale, por konsiderohet si precedent i rrezikshëm që lidhet me të gjithë klimën politike në Shqipëri”, - theksoi deputeti Islami. Sipas tij, shkarkimi i deputetit Biberaj bëhet edhe më i vështirë pasi ai është ngarkuar nga KE-ja për të hetuar krimet e komunizmit në vendet e Europës Juglindore.
Kontestimi
Deputetja e Partisë Demokratike, anëtare e delegacionit shqiptar pranë Asamblesë së KE-së, Lajla Pernaska, e rrëzon deklaratën e Islamit. Ajo thekson se nuk ka asnjë ngrirje të kredencialeve të delegacionit shqiptar dhe e cilëson të rremë informacionin e dhënë nga Islami. Sipas saj, procedura e ndjekur deri tani nga Asambleja është krejt normale. “Është një procedurë normale që po ndiqet, që ndiqet në të gjitha etapat e mbledhjes së Byrosë apo grupeve politike. Delegacioni shqiptar mbetet me kredite të plota të aktivitetit të tij. Edhe me kreun e Grupit Liberal gjërat janë sqaruar. Por në bazë të Rregullores së Asamblesë në raste kur ka kontestime, ka një rregull procedurial që i kalohet për të dhënë mendim komisionit përkatës dhe është Komisioni i Rregullores dhe i Procedurave që do ta marrë në shqyrtim çështjen ditën e nesërme”, - është shprehur Pernaska.
27 Janar 2009