Milani pretendent, Anceloti vlereson Xhenoan
Trajneri i Milanit, Karlo Anceloti, para perballjes me Xhenoan thekson se, ekipi i tij eshte impenjuar maksimalisht per te fituar sfiden e veshtire. "Do te jete nje ekip ndryshe, provuam te ecim me te njejtin ritem dhe deshirojme te bejme nje tjeter paraqitje te mire, per te mbrojtur pozicionin tone ne klasifikim" - shpjegon trajneri i Milanit. Me tej, tekniku flet edhe per ecurine e Ronaldinjos: "I tille eshte momenti per te, shpresojme qe te rikthehet shume shpejt ne forme". Ronaldinjo nuk ka qene ne kondicionin e duhur fizik. "Ronaldinjo edhe kur nuk ka qene ne kondicionin e duhur atletik, rikuperon fale aftesive teknike dhe lojes se tij te vecante." Karlo Anceloti, i pyetur per Bekamin, thekson se, shpresohet qe te qendroje edhe me tej. "Jemi te kenaqur nese Devid do te qendroje, por gjithcka varet prej tij." Milani, para ndeshjes se radhes vlereson kundershtarin. Xhenoa tregoi se eshte nje skuader e forte dhe synon te ngjitet me lart ne klasifikim. "Milani duhet te jete shume i kujdesshem per shkak te lojes se tyre te vecante dhe aksioneve te shpejta. Milito eshte nje sulmues shume i forte, Tiago Mota eshte shume i zoti ne mbrojtje por edhe ne lojen ne ajer. Ka gjetur veten." Anceloti shpjegon se pas fazes pergatitore te dimrit, skuadra e drejtuar prej tij eshte rikthyer fuqishem ne kampionat. Jemi mire dhe deshirojme qe te luajme edhe me mire ne ndeshjen e radhes. Nuk kam vendosur ende per ndonje ndryshim, per formacionin qe luajti ne ndeshjen e fundit ndaj Bolonjes ". Trajneri deklaron se klubi i Milanit eshte serioz dhe mjafton afrimi dhe levizja e Devid Bekamit, ku gjithcka eshte lene ne dore te lojtareve te Milanit.