Alarm te kuqezinjtë, Cana humbet Maltën
Shtohen hallet e Ari Hanit, me probleme janë edhe Lala e Beqaj. Ndeshja me maltezët do të luhet më 11 shkurt 2009 në transfertë
Lajm shumë i keq për Kombëtaren shqiptare. Lorik Cana mund të mungojë në ndeshjen e rëndësishme kundër Maltës, më 11 shkurt. Edhe pse më parë ishte bërë e ditur se ylli i kuqezinjve do të ishte gati më 8 shkurt, kapiteni i Olimpikut të Marsejës, sipas gazetës franceze “La Provence”, ka pak shanse të luajë kundër Bordosë në kampionatin francez.
“Dua të jem i kujdesshëm”
Vetë mesfushori shqiptar, duke folur për gazetën e afërt me Olimpikun e Marsejës, ka pohuar jo me pak trishtim se duhet të jetë i kujdesshëm përpara se të rinisë normalisht stërvitjet. “Duhet të jem i kujdesshëm, - tha ai për ‘La Provence’, - pasi nuk kam qëllim të pësoj një dëmtim tjetër. Ka dhe katër muaj nga përfundimi i sezonit dhe ynë synoj të shkoj deri në fund të tij”.
“Jo kaq gjatë”
Në fakt, nuk është hera e parë që Lorik Cana vuan nga problemet me gjurin e djathtë. Madje, mediat franceze kanë përmendur jo rrallë togfjalëshin “toujours gonfle” (gjithmonë i ënjtur). “Kurrë nuk kam qenë në këtë pikë që të ndaloj kaq gjatë. Gjuri është plotësisht i ënjtur dhe jam i kënaqur nga puna në pishinë. Nuk dëshiroj të fiksoj një datë për rikthimin tim në kampionat”.
Afër moralit zero
Loriku, i dëmtuar në gju qysh nga fundi i muajit dhjetor 2008, gjatë një ndeshjeje kundër Nansit, sipas faqes tjetër franceze Foot.fr, ka një moral pak më të lartë se zero. 25-vjeçari shqiptar i Olimpikut të Marsejës, klubit të vetëm francez që ka fituar Ligën e Kampioneve, është aktivizuar gjatë këtij sezoni 16 ndeshje në Ligën e parë franceze.
Një duzinë ditësh
Stafi mjekësor i Olimpikut të Marsejës, edhe pse më parë dha datën 8 shkurt si ditën e rikthimit të mundshëm të Lorikut në fushën e lojës, tani është treguar shumë i rezervuar. “Ne kemi folur me doktor Franceskin dhe kemi përcaktuar edhe se çfarë rruge do të ndjekim. Përpara se të rikthehet në fushën e lojës duhet që në fillim Lorik Cana të bëjë një javë stërvitje pas gjurin e ënjtur. Dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodhë gjatë një duzine ditësh”.
Injeksione në gju
Loriku është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit më popullor në Francë. Të gjithë tifozët e Olimpikut të Marsejës e kanë pritur me trishtim të madh lajmin se kapiteni ka pak shanse të luajë në ndeshjen Olimpik Marsejë-Bordo. Kjo duket edhe në reagimet e tyre në forumin e “La Provence”. Canës i janë bërë edhe injeksione me një medikament të posaçëm për tharjen e gjurit, dhe shqiptari i kërkuar së fundi nga disa ekipe me emër në Europë, i duhet të bëjë durim.
Edhe Altin Lala në dyshim
Kapiteni kuqezi, Altin Lala, po vazhdon terapinë riaftësuese pas operacionit në hernien diskale gjatë muajit nëntor 2008. Do edhe pak kohë që të futet në stërvitje me grupin, por është i bindur që mund t'ia dalë, edhe pse nga ana tjetër e di mirë vështirësinë për të qenë i gatshëm më 11 shkurt. Megjithatë, 33-vjeçari, që prej 10 vitesh luan me Hanoverin, shpreson shumë. "Nëse do të luaj më 8 shkurt kundër Kotbusit të Skelës, besoj se do të jem i gatshëm, nuk e di për 90 minuta, apo jo. Edhe nëse nuk aktivizohem, do të jem patjetër në Maltë pranë ekipit, në stol bashkë me trajnerin Ari Han,"- ka thënë ndër të tjera kapiteni i Kombëtares, në një intervistë telefonike të dhënë dje për "Sportin shqiptar". “Megjithatë, nëse duhem patjetër, natyrisht që do të sakrifikoj, pasi kemi një sfidë shumë të rëndësishme. Edhe nëse është i pamundur riaftësimi deri më 11 shkurt, përsëri do të jem pranë ekipit, këtë herë në bankinë, bashkë me trajnerin Ari Han”.
Shqipëria, shumë halle përpara maltezëve
Një pjesë e lojtarëve kyçë vijnë pas dëmtimeve, ndërsa disa prej tyre, po kaq të rëndësishëm në organikën e kuqezinjve, gjatë fazës së parë nuk kanë lënë thuajse asnjë gjurmë. Pa dyshim, në qendër të vëmendjes mbetet reparti i sulmit. Për Bogdanin, Kapllanin, Salihin dhe Berishën, faza e parë nuk ka qenë aspak pozitive, ndonëse midis tyre ka nga ata që e kanë nisur mirë sezonin (Hamdi Salihi dhe Arjan Beqaj), por më pas janë ndalur për shkak të problemeve fizike. Trajneri ka vendosur të vijë në Tiranë një javë para ndeshjes me Maltën. Ai do të shohë nga afër gjendjen e disa futbollistëve të kampionatit shqiptar dhe kërkon të informohet deri në detaje për ecurinë e tyre. Ndërkohë, burime pranë Federatës dhe stafit kuqezi bëjnë të ditur se tekniku holandez po “monitoron” me laps në dorë ecurinë dhe paraqitjet e disa prej legjionarëve që luajnë jashtë. Tekniku po projekton të grumbullojë lojtarët më në formë, ata që deri tani kanë pasur një ecuri konstante në skuadrat e tyre, por nuk i dalin llogaritë, sepse me përjashtim të Duros, Skelës, Agollit dhe Hidit, pjesa tjetër e skuadrës nuk po kalon ditët më të mira.
Surpriza e Hanit, sulmuesi Memelli
Sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli, mund të grumbullohet për ndeshjen e 11 shkurtit kundër Maltës. Një lajm i tillë, edhe pse jo zyrtar, është bërë publik nga burime pranë trajnerit të Kombëtares shqiptare, Ari Han. Kështu, nga sa mësohet, holandezi, pas problemeve me formën e sulmuesve të përfaqësueses, duke filluar që nga Bogdani, Kapllani, e më pas Berisha, ka menduar që të shtojë radhët e lojtarëve të vijës së parë, në të cilën aktualisht një formë të mirë gëzon vetëm Salihi. Kështu, duke pasur një kohë të shkurtër në dispozicion përpara ndeshjes me Maltën (shumë pak ditë kanë mbetur), Han ka menduar që të mos rrezikojë në sulm, atje ku në Valeta priten golat që do t’i jepnin Shqipërisë tri pikët e “arta”. Emri i Migen Memellit është lakuar me kohë nga trajneri, teksa sa herë që ky i fundit ka qenë në stadium, Memelli ka shënuar nga tre gola me Tiranën. Kjo ka bërë që Han të mendojë edhe për të. Sepse aktualisht është sulmuesi më në formë shqiptar që mund t’i shërbejë Kombëtares.
SITUATA E FUNDIT E KUQEZINJVE
Lala
Sipas të gjitha gjasave do të mungojë ndaj Maltës. Nuk është rikuperuar ende pas operacionit.
Beqaj
Nuk luan që nga fundi i tetorit. Portieri i Anorthosit është ende në fazë rikuperimi pas dëmtimit.
Bogdani
Ka luajtur shumë pak gjatë fazës së parë te Kievo për shkak të dëmtimeve. Nuk ka mundur të shënojë asnjë gol.
Kapllani
Nuk është aktivizuar rregullisht te Karlsruhe dhe gjatë fazës së parë të sezonit nuk shënoi asnjë gol.
Salihi
E nisi mirë sezonin te Riedi, por problemet në kavilje e detyruan të qëndronte disa javë jashtë fushave. Është rikthyer te goli në miqësoret e fundit.
Hyka
Është aktivizuar me pikatore këtë sezon te skuadra e tij, Mainc 05 dhe përveç kësaj, ka pasur edhe probleme fizike.
Berisha
Një start i pabesueshëm te Rozenborgu, ku debutoi me dy gola. Pas kësaj u abonua me stolin e rezervave. Tashmë ka kaluar te AC Horsens në Danimarkë.
Vangjeli
Gëzon një formë të mirë fizike, por nuk i ka mjaftuar që të luajë rregullisht të Arisi, përkundrazi, pjesën dërrmuese të kohës ka qenë në stol.
Curri
Dallku e Curri nuk zbresin në fushë që nga 12 nëntori, kur u mbyll edhe faza e parë e kampionatit ukrainas. Kjo vlen edhe për Bulkun.
Ndeshja
Më 11 shkurt përfaqësuesja shqiptare do të ndeshet kundër Maltës dhe nëse arrin të marrë tri pikët në këtë transfertë do të ketë mundësi që të ngjitet në krye të grupit 1. Shqipëria renditet në vendin e katërt me pesë pikë (aq sa edhe Portugalia e vendit të tretë) me dy pikë më pak se Danimarka dhe Hungaria e vendit të parë. Në këtë datë nuk luan asnjë nga ekipet e tjera të grupit 1 dhe nëse kuqezinjtë do të mund të fitojnë, deri në fund të muajit mars, do ta kryesojnë vendin e parë. Ndeshjen e parë, atë të luajtur në Tiranë më 6 shtator, Shqipëria e fitoi me rezultatin 3-0.
PËRBALLJET ME MALTËN
16.08.1995/ Tr.: Neptun Bajko
Maltë-Shqipëri 2-1 (Miqësore)
Shënues: Bushi
06.02.1998/ Tr.: Astrit Hafizi
Maltë-Shqipëri 1-1 (Kupa Rothmans)
Golat:Shulku
10.02.2000/ Tr.: Medin Zhega
Maltë-Shqipëri 0-1 (Kupa Rothmans)
Shënues: Sinani
15.11.2000/ Tr. Medin Zhega
Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
Shënues: R.Vata, Bogdani (2)
22.08.2007/ Tr.: Oto Bariç
Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
Shënues: Salihi, B.Berisha, K.Duro
10.09.2008/ Tr.: Ari Han
Shqipëri-Maltë 3-0 (zyrtare)
Shënues: Bogdani, K.Duro, Dallku
Bilanci: 6 takime; 4 fitore, 1 barazim, 1 humbje. Golat: 12-3
26 Janar 2009