Behrami, i gatshëm ta vazhdojë kontratën

“Valoni është i qetë, po ushtron me skuadrën dhe po përgatitet për ndeshjen kundër Palermos. Është një moment mjaft i qetë për të, për familjen e tij dhe për të gjithë ata që ia duan të mirën. Mediet zvicerane ia kanë dhënë një hap domethënës pas fitores kundër Milanit”, ka thënë fillimisht menaxheri i përfaqësuesit zviceran, Alessandro Beltrami për Sky Sport 24.
- “Nëse ai do të jetë lider në të ardhmen? Me sigurimin e mbijetesës, do të takohemi me familjen Della Valle dhe, nëse ata dhe qyteti duan që Behrami të vazhdojë të jetë lider, nuk do të jetë problem do të nënshkruajmë pa marrë parasysh ofertën. Viola do ta bëjë një ofertë inteligjente, por çfarëdo shifre që do ta vënë në dispozicion, ne do të nënshkruajmë”, vazhdoi Beltrami.
Futbollisti kosovar ishte transferuar në Fiorentinë në janar të vitit 2011 nga West Ham United, ku kaloi një periudhë jo dhe aq pozitive. Në të kaluarën, 26 vjeçari kishte luajtur edhe në Veronë dhe Lazio.