E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e talentëve zbulohen javën tjetër

Kampi me të përzgjedhurit e grupmoshës U-17 ka vazhduar punën edhe të martën me një stërvitje, që u mbajt nën urdhrat e selektorit të ekipit U-17 të Shqipërisë, Dzemal Mustedanagic.

Pas ndeshjes miqësore që u zhvillua të hënën, trajneri boshnjak në ditën e dytë e pati mundësinë t’i shohë nga afër të gjithë futbollistët në stërvitjen, e cila u mbajt në stadiumin e KEK-ut në Kastriot.

Ish asistenti i Josip Kuzes në Kombëtaren A është ndarë i kënaqur me cilësinë e futbollistëve kosovarë. Jetmir Salihu, përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka njoftuar se trajneri Mustedanagic do t’i zbulojë emrat e futbollistëve që i kanë rënë në sy pas një jave.

Ndërkohë, sot është në plan grumbullimi i futbollistëve të grupmoshës U-19, që do të punojë nën urdhrat e selektorit të ekipit kombëtar U-19, Foto Strakosha. Njëjtë si U-17, edhe ekipi U-19 do të punojë dy ditë para se të nxirren më të dalluarit nga të dyja kategoritë pas një jave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›