Sulaj fiton në Luksemburg

Karikatura ‘Hugo Vianden’, e artistit shqiptar Agim Sulaj, mori çmimin e parë në Luksemburg. Është kjo hera e tretë që Salloni Ndërkombëtar i Karikaturës Satirike në Vianden, në Luksemburg, ndanë çmim për Agim Sulajn, ndonëse këtë herë iu nda çmimi i parë.
Ishin organizatorët e festivalit të njohur të karikaturës që, së bashku me muzeun Viktor Hugo në Vianden, ia dedikuan një seksion të veçantë shkrimtarit të njohur francez. Vepra e Sulajtshfaq një Viktor Hugo si mal, derisa mbi të qëndron kështjella e Viandenit, të cilën Hugo e ka përmendur dhe pikturuar shpesh.
“Nga z. Florin Balaban, drejtor i Muzeut të Karikaturës në Vianden, jam njoftuar më mënyrë konfidenciale për fitimin e çmimit. Ai më ftoi që më 5 maj të marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, në sallën e Kavalierëve të Kështjellës piktoreske të Viandenit”, deklaroi Sulaj për mediat shqiptare. Salloni i Karikaturës në Vianden do të jetë i hapur gjatë gjithë verës.