E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami, i lumtur në Fiorentinë

Valon Behrami po kalon momente të mira në Fiorentinë. Mesfushori kosovar ka gjetur veten në klubin Viola, pas periudhës së vështirë që po kalonte në Angli, te West Hami, ku ndër të tjera e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme. Futbollisti drenicas është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të Sinisa Mihajlovicit.

“Jam entuziast të jem pjesë e këtij grupi futbollistësh dhe të luaj për Fiorentinën. Ky është fakti që më motivon dhe që ndikon në paraqitjet e mia”, ka thënë Behrami në konferencë për shtyp.

Mesfusha e Fiorentinës nuk po funksionon si duhet, për këtë është i vetëdijshëm ish-futbollisti i Veronës dhe Lazios, por ai thotë se lojtarët e mesit të fushës duhet të jenë më vendimtarë, mbi të gjitha në nivelin ofanziv.

Ai preferon të luajë në brendësi të mesfushës, ku mundohet të kontribuojë përpara dhe prapa. Në këtë moment, Fiorentina nuk po ofron futboll të mirë, por Behrami është kundër atyre që e fajësojnë trajnerin Sinisa Mihajlovic. Ndërsa, në fund thotë se nuk do të mund ta imagjinonte Fiorentinën pa Ricardo Montolivon, për të cilin flitet se mund të largohet gjatë dimrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›