E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mister X

Flamurtari eshte bere Mister X. Skuadra prishtinase nuk e ka nisur edhe aq mire sezonin. Nje fakt interesant eshte se kuqezinjte kane barazuar 5 here ne gjashte xhirot e para duke u bere keshtu specialiste te barazimeve.

Ekipi nga Xhemajl Ibishi shquhet edhe me nje statistike tjeter karshi skuadrave tjera te Superliges prishtinasit jane i vetmi ekip qe nuk kane fituar kete fillim sezoni duke pesuar nje humbje perpos 5 ikseve.

Flamurtaret e nisen kampionatin me humbje nga Ballkani 21 per te vazhduar me pas me 5 barazime radhazi me Vellaznimin 00 Ferizajn 22 Lirine 11 Trepcen 11 dhe te dielen me Prishtinen 11.

Kuqezinjte prishtinas renditen ne poziten e 10-te me 5 pike te grumbulluara nje me shume se i fundit Vellaznimi. Trajneri Jusuf Tortoshi e ka analizuar gjendjen aktuale te ekipit te tij.

Kemi nje ekip pa pervoje. Jane bere shume ndryshime ne skuader prej se ciles jane larguar disa lojtare kyc. Kemi mungese te pervojes dhe na duhet kohe derisa te komponohemi por them se na mungoi edhe fati sportiv. Nuk po them ne ndeshje me Prishtinen por me Lirine ne Ferizaj dhe ne Mitrovice. Por une them se me mire eshte qe barazuam ne keto ndeshje sesa te humbnim krejt theksoi Tortoshi per Express.

Perkunder kesaj nisme jo dhe aq pozitive ai beson se Flamurtari shume shpejt do ti shijoje fitoret. Do te jete veshtire sepse sot te gjitha skuadrat jane te forta dhe nuk mund te fitosh sigurt. Asnje ndeshje nuk eshte e lehte. Megjithekete ne do te mundohemi qe sa me shpejt te arrijme deri te fitorja perfundoi Tortoshi.

Ai nenvizoi se Flamurtari do te vazhdoje te luaje me organiken qe ka se paku deri ne janar kur mund te kete perforcime. Xhiron e ardhshme Flamurtarin e pret nje tjeter pune e veshtire shkon ne Kastriot ku e pret KEK-u.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›