E Diel, 1 Nëntor 2026

“Berisha nuk ka pse të tërhiqet”, Paloka jashtë Kuvendit: Votat u vodhën dhe manipuluan

“Berisha nuk ka pse të tërhiqet”, Paloka jashtë

Deputeti i PD, Edi Paloka është pyetur nga gazetarët në lidhje me humbjen e thellë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në zgjedhjet e 14 majit.

Paloka i pyetur nga gazetarët nëse Sali Berisha do të tërhiqet, ai tha se kjo nuk do ndodhë për t’i plotësuar dëshirën Edi Ramës.

Deputeti ndër të tjera tha se humbën për shkak se vota është vjedhur dhe manipuluar, teksa ka pranuar se do marrin përgjegjësi dhe do reflektojnë për disa çështje.

Zgjedhjet i patë vetë ju si shkuan, përgjegjësitë tona janë ato që kam thënë. Realiteti është ky, një qeveri që vjedh dhe manipulon. Po e bëni si çobani me lopën. Po pra po, ne ose përballemi me këtë realitet me të gjitha mënyrat me një qeveri që nuk bën zgjedhje ose të ikim në shtëpi, dhe të vijnë ata që mund ta ruajnë lopën.

Asnjë hap pas pse nuk ka të bëjë. Ju thoni hajde ti plotësojmë këtë dëshirë Ramës dhe të ikim ne të parët dhe të punojmë në emigrim. Koalicioni mori mbi 500 mijë vota, pa komisionerë, pa sigël, pa asgjë. Ky milet duhet të ulërasë sesi u vodh vota. Atëherë ju gazetarët bëni pyetje naive. Si bindet ai që i shkon krimineli në shtëpi i jep 50 mijë lekë? Duhet bërë analiza. Po kush më thotë zgjidhjen, unë kështu e kam thënë dhe kur iku Basha? Kush të dojë të vijë ta provojë. Difektet tona duhet ti rregullojmë të gjitha” tha Paloka ndër të tjera.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›