E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja Raporti i ambasadorit Bosh kerkon kryerjen e reformes zgjedhore



Partia Demokratike e lexon ndryshe raportin e vjetor te pergatitur nga ambasadori i OSBE-se Robert Bosh. Sipas kreut te Komisionit te Jashtem Parlamentar Fatos Beja baza e raportit vjetor eshte kryerja sa me pare e reformes zgjedhore dhe pergatitja e zgjedhjeve te ardhshme lokale. Beja shprehet se kjo eshte nje kambane alarmi per kohen qe kalon dhe zgjidhja sipas tij ne kete rast eshte vetem ne doren e opozites. Filloni nga puna me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ka nje raport te ODIHR-it dhe OSBE-se me sugjerime dhe rekomandime per Shqiperine ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te jene me te mira se ato te kaluarat pertej vleresimit te arritjeve qe jane bere ne zgjedhjet e kaluara. Asnje gje nuk pengon qe te fillojme me zbatimin e ketyre rekomandimeve - tha Fatos Beja. Persa i perket zgjidhjes se ngercit politik Beja tha se zgjidhjet e pretendimeve te opozites do te marrin zgjidhje vetem ne kuadrin parlamentar ose me konkretisht duke ngritur komisionin parlamentar hetimor.
Problemi eshte se kutite nuk duhet te diskutohen jashte Parlamentit jashte institucioneve jashte kuadrit ligjor. Do te diskutohen brenda Kushtetutes brenda institucioneve brenda komisionit mbi baze te Kushtetutes. Dhe aty diskutojme nese njera pale eshte e pakenaqur i ka te gjitha hapesirat qe ofron nje shoqeri demokratike per te kerkuar te drejten e saj. Se nuk vendos vetem komisioni vetem Parlamenti. Ka nje Gjykate Kushtetuese ka dhe mundesi per ne institucionet nderkombetare. Te gjitha keto jane te parashikuara ne Kushtetute ne ligj dhe duhet te ecet ne kete menyre te shkohet ne komision dhe aty te debatohet - tha Beja.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›