E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja braktis Komisionin e Ligjeve shprehet kunder draftit per investimet e huaja



Socialistet kane braktisur dje pas tri ore debatesh mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Ligjeve ku u diskutua per projektligjin e qeverise per investimet e huaja. Anetaret socialiste te ketij komisioni e kane cilesuar draftin e qeverise antikushtetues qe favorizon klientet e qeverise dhe qe diskriminon investitoret vendas. Gjate diskutimit ne parim te projektit ne fjale ndersa argumentuan qendrimin e tyre kunder socialistet kerkuan qe para se te votohet te merrej me pare mendimi i grupeve te interesit per kete draft. Por kjo kerkese e PS-se nuk u pranua nga demokratet ne komision gje qe solli largimin e deputeteve socialiste nga mbledhja e Komisionit. Drafti qe kundershtohet nga PS-ja parashikon mbrojtje te posacme shteterore per investitoret e huaj qe investojne ne Shqiperi mbi 10 milione euro ne fusha te tilla si turizmi energjetika dhe bujqesia. Sipas projektligjit gjykatat shqiptare nuk mund te marrin asnje mase sigurimi padie sic mund te jete pezullimi i aktivitetit apo sekuestrimi nese nje investitor ka perfituar mbrojtjen e posacme. Sigurimi i padise do te behet vetem mbi pasuri publike. Ligji gjithashtu njeh edhe mundesine e shpronesimit te pronarit ne favor te investitorit. Socialistet deklaruan dje se do ta dergojne ligjin ne Gjykaten Kushtetuese.
Debati
Deputeti i PS-se Damian Gjiknuri e cilesoi draftin si skandalin e radhes te qeverise qe sipas tij kerkon te ligjeroje shpronesimin e pronareve per interesa te privatit dhe jo per interesa publike. Per me teper skandal ketu ligjerohet shpronesimi per interes privat jo per interes publik. Shteti nuk ruan dot vathen e tij per administraten publike dhe thote do te gjeje zgjidhje Do ta marr une persiper sepse punonjesit e mi nuk i ruaj dot. A ka gje me te tmerrshme te lexoni Kercenimi me i madh ne veprimet e papergjegjshme te administrates publike dhe Gjyqesorit shqiptar - tha Gjiknuri. Nderkaq deputetet e maxhorances kane kembengulur ne anet pozitive qe sjell projektligji kur vlera e investuar eshte mbi 10 milione euro dhe investohet ne energjetike turizem dhe bujqesi. Madje nese investitoret kane probleme pronesie del shteti garant duke i dhene tjeter prone. Por ketu kane kundershtuar prere deputetet e PS-se. Deputeti Damian Gjiknuri ka kerkuar qe para miratimit te projektligjit te therriten grupet e interesit nderkohe qe ka theksuar se nje gje e tille do ti demtoje rende pronaret. Sipas tij ligji eshte nje skandal e ne kundershtim me Kushtetuten nderkohe qe le mundesi te hapur per korrupsion sepse ligjeron shpronesime per interesa private. Nderkaq deputeti i PS-se Saimir Tahiri u shpreh se projekti synon favorizimin e seksereve te huaj te familjes ne pushtet pasi ata mund te kryejne investime te cfaredo lloji ne tokat ne bregdet ndersa shteti del garant edhe ne rastet kur ka pronare te tjere te ligjshem. Ai theksoi se projektligji eshte ne kundershtim me Kushtetuten e vendit pasi cenohet barazia para ligjit duke diskriminuar investitoret vendas. Por kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali deklaroi se ky eshte favorizim pozitiv per te siguruar sa me shume investime te huaja ne vend.
Debati me tej ka gjeneruar ne akuza reciproke. Deputetet e PS-se kane ngritur alarmin se shteti duhet te mbrohet nga investitoret fantazme dhe kane permendur emrat e Efraim Diverolit i cili doli me ne pah pas shperthimit te katastrofes se Gerdecit por edhe te biznesmenit boshnjak Damir Fazlic te cilin opozita e akuzon per lidhje klienteliste me pushtetin. Si do te veproje ky projektligj me investitoret e huaj miq te familjes ne pushtet Apo ky projektligj behet me qellim qe te favorizohen njerez te tille si Damir Fazllic apo Diveroli. Keta persona kane perfituar nga dashamiresia juaj korruptive - u shpreh deputeti i PS-se Sajmir Tahiri.

Cfare parashikon projektligji i qeverise qe kundershtohet nga PS-ja

Projektligji i qeverise parashikon qe shteti do te marre ne mbrojtje investitoret e huaj te cilet do te investojne ne vendin tone ne fusha te rendesishme si ne energjetike bujqesi apo turizem vlera te medha qe kapin shifren mbi 10 milione euro. Edhe pse energjetika apo turizmi jane dy fushat qe po terheqin investitoret shqiptare ata nuk do te kene mundesi qe te gezojne te njejtin privilegj si investitoret e huaj. Gjykatat shqiptare nuk mund te marrin asnje mase sigurimi padie sic mund te jete pezullimi i aktivitetit apo sekuestrimi nese nje investitor ka perfituar mbrojtjen e posacme. Sigurimi i padise do te behet vetem mbi pasuri publike. Ligji gjithashtu njeh edhe mundesine e shpronesimit te pronarit ne favor te investitorit. Ne rastet kur ka nje vendim te formes se prere te gjykates per rrezimin e te drejtes se investitorit te huaj mbi pasurite e paluajtshme qeveria mund te vendose shpronesimin e kesaj prone per interes publik dhe tia riktheje ate investitorit. Edhe ne rastet kur masa e sigurimit te padise eshte dhene para hyrjes ne fuqi te ketij ligji shteti me ane te Avokatit te Shtetit i kerkon gjykates zevendesimin e kesaj mase tashme jo me mbi pronen e biznesit por mbi pasuri publike. Per cdo rast masa e mbrojtjes merret per investime te huaja qe kane vlere me te madhe se 10 milione euro. Sipas ligjit te mbrojtur ne marredhenie me administraten dhe sistemin gjyqesor shqiptar jane investimet ne energjetike bujqesi koncesionet pasuri qe i jane vene ne dispozicion biznesit nga shteti shqiptar etj. Qeveria eshte kujdesur qe ne listen e investimeve te mbrojtura te fuse edhe sektorin e turizmit i cili eshte cilesuar si nje nder me te rendesishme. Gjate viteve te fundit ne kete sektor ka pasur zhvillime te shumta ku mund te permendin miratimin e nje sere ligjesh per shitjen e trojeve ne fshatra turistike prishjen e ndertimeve te cilesuara pa leje ne disa zona te bregdetit si dhe nje mori projektesh per realizimin e disa projekteve.

Neni 8
Kushtet per dhenien e mbrojtjes se posacme shteterore

Keshilli i Ministrave mund ti jape investimit mbrojtje te posacme shteterore ne rastet kur ky investim kryhet ne infrastrukture publike ose turistike energjetike apo bujqesi mbi nje pasuri te paluajtshme te vene ne dispozicion te investitorit nga vete shteti shqiptar mbi nje pasuri mbi te cilat investitori i huaj ka fituar te drejtat ne baze te dokumenteve akteve publike te rregullta te leshuara nga nje organ kompetent apo ent publik dhe kur parashikohet te kryhet nje investim me vlere me te larte se 10 milione euro. Shteti ne kete rast merr persiper qe nese del nje pale qe pretendon pronesine mbi pjesen ku do te kryhet investimi i huaj shteti merr pergjegjesine para pales se trete pra shteti e kompenson paguan demin dhe merr pergjegjesine.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›