E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Ceshtja e statusit te Kosoves i perket se kaluares



Ministri i Jashtem Ilir Meta shprehu dje optimizmin se ceshtja e statusit te Kosoves dhe e kufijve te saj eshte nje ceshtje qe i takon se kaluares. Meta ka reaguar pas miratimit te Rezolutes ndaj Kosoves ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Ai vleresoi se miratimi i Rezolutes eshte nje hap shume i rendesishem ne konsolidimin e shtetit te Kosoves duke besuar se Serbia do te pranoje kompromisin e ofruar nga Bashkimi Europian. Megjithate Meta beson se qytetaret e Serbise e kane kuptuar se ceshtja e Kosoves tashme i perket se kaluares.
Rezoluta
Dua te pershendes miratimin e Rezolutes ndaj Kosoves ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se e cila mirepret opinionin keshillimor te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Ne theksojme se tashme qe ceshtja e statusit te Kosoves dhe e kufijve te saj eshte nje ceshtje qe i takon se kaluares pra nje ceshtje e mbyllur dialogu per ceshtje praktike eshte i domosdoshem dhe e mbeshtet ate duke besuar se midis Serbise dhe Kosoves do te filloje nje dialog i sinqerte i qendrueshem e konstruktiv si dy shtete te pavarura e te barabarta per zgjidhjen e ceshtjeve praktike e konkrete ne dobi te interesave te qytetareve dhe te perspektives se tyre europiane - theksoi Meta.
Kreu i Diplomacise shqiptare beson se me miratimin e Rezolutes Serbia do te terhiqet nga iniciativa e saj e meparshme. Ne vleresojme reflektimin e Serbise per tu terhequr nga iniciativa e saj e meparshme e njeanshme dhe pranimin e kompromisit te ofruar nga Bashkimi Europian. Ne menyre te vecante ne pershendesim te gjitha vendet e Bashkimit Europian per unitetin qe deshmuan per kete ceshtje perfshire edhe rolin e kontributin e baroneshes Ashton ne bisedimet me palen serbe si dhe angazhimin e ketyre te fundit per ti orientuar ne menyre europiane zhvillimet e ardhshme - u shpreh Meta.
Njohja e Kosoves
Kreu i Diplomacise shqiptare sqaroi se qe Kosova te behet anetare e OKB-se nuk eshte e domosdoshme qe te njihet nga Serbia. Rezoluta e meparshme e Serbise ishte e njeanshme duke vene ne pikepyetje autoritetin e GJND-se statusin e Kosoves. Natyrisht ka qene nje hap i veshtire per ta por ne fund te fundit sikurse e keni vene re nje pjese shume e gjere e opinionit publik atje dhe te forcave politike atje e kane te qarte qe ceshtja e Kosoves dhe e kontestimit te pavaresise se saj tashme i takon se kaluares dhe duhet te perqendrohen te e ardhmja europiane e vendit te tyre. Kjo eshte nje gje shume pozitive - theksoi Meta. Ai nenvizoi se uniteti i BE-se per kete rezolute eshte nje sukses i rendesishem i politikes se jashtme te BE-se. Nderkaq sipas Metes vendosja e EULEX-it eshte nje mision teper vital per te ardhmen europiane te Kosoves eshte gjithashtu ne unison me te gjitha vendet e BE-se jo vetem nga 22 vendet qe e kane njohur.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›