Bëjeni atë që të vrapojë pas jush
TIRANE-Dëshironi ta mahnitni të dashurin tuaj? Hidhuni në kënaqësinë e gjuetisë dhe ai nuk do t’ju largojë nga mendja asnjë cast.
Sado që i dashuri juaj e ka rrëmbyer botën tuaj, rezistoni të mos i hapeni menjëherë dhe t’i dorëzoheni plotësisht.
E para: Nëse e kupton se po “çmendeni” pas tij, atëherë do t’ia rrëmbeni kënaqësinë e gjuetisë, që është njëra nga arsyet pse nuk pushon së telefonuari ose së ftuari për kafe, dreka, shëtitje.
E dyta: Nëse menjëherë filloni të shprehni kujdes të tepërt ndaj tij, atëherë ai do të frikësohet, saqë me kalimin e kohës do të bëheni njëra nga ato vajzat që ngjiten për mashkullin e tyre si çamçakëzi për këpucë.
Bëhuni e pashmangshme
Fillimisht, pa dyshim, me të dashurin tuaj do të komunikoni me e-mail ose me porosi sms. Shfrytëzojeni këtë, luani dhe përpiquni që fjalët tuaja të kenë edhe kuptim të fshehtë.
Meshkujt duan pak shprehje djegëse gjatë komunikimit, prandaj lirisht ngacmojeni dhe nxiteni me qëllim që ai ti përgjigjet me kënaqësi lojës.
Shfrytëzojeni edhe gjuhën e trupit kur e keni pranë.
Ndoshta tingëllon pak si vulgare, porse gjithmonë duhen patur në dispozicion disa lëvizje të mira që janë me ndikim: për shembull mund t’i mbështetni duart në ije ose në bel. Mashkulli këtë do ta marrë si shenjë se dëshironi që edhe ai t’ju prekë dhe si mesazh se jeni shumë sensuale.
(d.b/BalkanWeb)