Gjykata Administrative, pr/ligji kalon në parim në Komisionin e Ligjeve
TIRANE - Komisioni i Ligjeve ka kaluar në parim një nga projekt/ligjet më të rëndësishme dhe më të përfolura prej vitesh, ai për Gjykatën Administrative.
Sipas anëtarëve të Partisë Socialiste, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë, ka ende disa çështje që kërkojnë debat.
Ndërkohë që në selinë e PS-së prej ditësh, deputetët e Komisionit të Ligjeve dhe vetë nënkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, janë konsultuar me ekspertë të fushës, për të hartuar amendamentet që do të paraqiten në komision, gjatë kohës së diskutimit.
Në projektligjin e qeverisë është parashikuar ngritja e 6 Gjykatave Administrative dhe një Apeli në Tiranë, ndërsa hallka e fundit e ankimimit mbetet Gjykata e Lartë. Pak ditë më parë, PS organizoi edhe një dëgjesë publike, me juristë, përfaqësues të shoqatave të ndryshme të avokatëve, biznesit, etj, prej të cilëve kërkon propozime. Sipas propozimeve të hedhura në tryezë, duhet që mbi 30% e gjyqtarëve që do të emërohen, të kenë profesion të parë specifik juridikun.
Ngritja e Gjykatave Administrative synon shqyrtimin në një kohë më të shkurtër të çështjeve që kanë lidhje me biznesin, çështje të cilat flenë për periudha të gjata kohore në gjykatat e faktit, duke mos marrë zgjidhje. Ky ligj është një nga kushtet që i janë vendosur Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.
(er.nu/BalkanWeb)