'Gërdeci', nga 18 vjet burg për Pinarin e Minxollin, 10 vjet për Delijorgjin
TIRANE- Pas mbi 3 vitesh gjykim, me dhjetëra e dhjetëra seanca, Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë sot dënimin për të pandehurit e cështjes ‘Gërdeci’, në prag të përvjetorit të 4 të tragjedisë ku humbën jetën 26 persona.
Gjykatësi Ridvan Hado lexoi sot dënimin për të pandehurit, ku 3 emrat më të lakuar, si të pandehur kryesorë të çështjes u dënuan me 46 vjet burg gjithsej.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg. Gjate leximit të vendimeve në sallë munguan Minxolli e Pinari.
Seanca vijoi më pas me leximin e dënimeve të të pandehurve të tjerë për çështjen, me Sokol Ngjecin që u dënua me 10 vite burg, dhe ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha me 6 vite burg. Hoxha aktualisht nuk ndodhet ne Shqipëri.
Të pafajshëm janë shpallur të pandehurit Ardian Mullai e Agim Lala. Cështja që numëronte 29 të pandehur vijoi me leximin e vendimeve të tjera, ku disa të pandehur u shpallën të pafajshëm, kurse disa të tjerë me nga 1 vit burg dhe gjobë në para.
Kujtojmë që Minxolli, Pinari e Delijorgji prej të pandehurve kanë kryer rreth 3 vjet burg ne paraburgim, ku një ditë në qelitë e paraburgimit është baraz me 1.5 ditë në burg.
Pas vendimit kanë reaguar ashpër familjarët e viktimave, ndër to edhe Zamira Durda, e cila humbi tragjikisht djalin e saj në shpërthimin në ish- fabriken e demontimit të municioneve në Gërdec. Në shenjë proteste për vendimin e Gjykatës Zamira Durda bllokoi per disa minuta derën e Gjykatës.
Pak kohë më parë organi i akuzës kërkoi burgim të përjetshëm për ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, për pronarin e kompanisë Alba Demil, Mihal Delijorgji si edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec, Dritan Minxhollin. Sipas prokurorisë të tre të pandehurit me veprimet apo mosveprimet e tyre janë bërë shkak për vdekjen e 26 personave. Ndërsa 8 vite burg kërkoi për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha dhe 23 vite burg për Sokol Ngjecin.
Por, me vendimin që lexoi sot Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës u mësua se ishte rrëzuar akuza për vrasje për të gjithë të pandehurit.
Shpallja e vendimit ka ngjallur interesim si nga ana e të pandehurve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë në sallë ashtu edhe nga ana e familjarëve të viktimave. Në pjesën më të madhe të pandehurit jane nga radhet e ushtrise, ish-zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit te Ushtrisë.
Vendimi i Gjykates u dha sot, 3 dite para pervjeorit te tragjedise. Në 15 mars përkujtohet 4 vjetori i tragjedisë në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese. Tragjedia e Gerdecit eshte konsideruar si me e renda qe ka ndodhur ne vend prej shume dekadash.
Vendimet e Gjykates se Shkalles se Pare per te pandehurit e ceshtjes se 'Gerdeci'
1-Mihal Delijorgji 10 vjet burg
2-Ylli Pinari 18 vjet burg
3-Dritan Minxolli 18 vjet burg
4-Sokol Ngjeci 10 vjet burg
5-Luan Hoxha 6 vjet burg
6-Ardian Mullai i pafajshëm
7- Agim Lala i pafajshëm
8-Dashnor Çaushi 3 vjet burg
9- Ilmi Laçaj 3 vjet burg
10-Gëzim Oshati 3 vjet burg
11-Jorgo Mino 3 vjet burg
12-Bahri Toska 3 vjet burg
13-Zenun Ferro 3 burg
14-Ndue Marku 3 vjet burg
15-Fatbardh Kuci 3 vjet burg
16-Shpëtim Spahiu 4 vjet burg, dënimi pezullohet për 3 vite
17-Hysni Cocka 3 vjet burg
18-Zija Bahja i pafajshëm
19-Myqerem Mato i pafajshëm
20-Agim Babamedo i pafajshëm
21-Besnik Dauti i pafajshëm
22-Adriatik Mema i pafajshëm
23-Ardian Tartari 1 vit burg
24-Te rishqyrtohet ceshtja ndaj Lafti Shatri
25-Shkëlzen Madani me 3 vjet
-Shoqëria AlbaDemil gjobitet me 25 milione lekë dhe ndalohet për 10 vite në pjesëmarrjes në prokurime publike.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zamira Durda vajton në gjyq djalin e vrarë