Çmimet e telefonatave, Berisha: U harrua shprehja “më bëj një zile”
TIRANE - Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha i kushtoi rëndësi zhvillimit të potencialeve të komunikimit në vend, duke vlerësuar rritjen e përdorimit të internetit, siç tha ai në nivelin 340%.
Kryeministri nënvizoi se problemi i vetëm në këtë drejtim mbeten çmimet e larta të vendosura nga kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit, ndërkohë që përgëzoi uljen e tarifave të komunikimit me telefon.
“Ka një problem dhe ky problem qëndron në çmimin e internetit. Kompanitë e mëdha kanë adaptuar një qëndrim të ri për sa i përket çmimeve të bisedave telefonike dhe unë i përgëzoj ata. Krahasuar me vitin 2005 çmimet janë ulur disa herë. Sot është një komunikim intensiv në të katër anët e vendit, nuk të kërkon kush më bej një zile, u harrua kjo kërkesë që diktohej nga çmimet stratosferike.”- u shpreh kryeministri.
(er.nu/BalkanWeb)