Bejko: Nje vote per LSI-ne, nje vote per Saline
Ish-anetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Eduard Bejko, i rikthyer ne Partine Socialiste, u beri thirrje dje te gjithe votuesve nga skena e hapjes se fushates te socialisteve, nje vote per LSI-ne eshte nje vote per Saline. "Une si dhjetera intelektual ne mbare Shqiperine besuam realisht ne nje edukim te femijeve tane arsimor sa me te mire, besuam realisht ne nje jete cilesore sa me te mire, besuam realisht ne nje sherbim shendetesor te permiresuar dhe votuam LSI-ne, por gabuam, realisht gabuam", deklaroi intelektuali shqiptar, Eduard Bejko. Sipas tij, gabuam sepse i besuam nje politike te vjeter ne te menduar dhe ne te votuar. Prandaj pa hezitim iu pergjigjem thirrjes se Edi Rames dhe Partise Socialiste te kontribuoje ne keto ceshtje te Shqiperise. "Te nderuar miq, motra dhe vellezer, kujtoni dhe mos harroni 2005, kujtoni dhe mos harroni votimin bashkiak, kujtoni dhe mos harroni ne kutine e votimit, nje vote per LSI-ne eshte nje vote per Saline, votoni Edi Ramen, votoni hyrjen e Shqiperise ne Evrope, votoni veten tuaj, votoni per femijet tuaj", u beri thirrje te pranishmeve ish-anetari i LSI-se, Bejko.