E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrohen 36 parti, KQZ ndryshon fleten e votimit

Perfshirja e nje numri te madh subjektesh politike ne koalicionet per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, jane regjistruar 36 subjekte elektorale dhe perfshirja e nje numri te madh partish ne koalicione, ka nxitur Komisionin Qendror Zgjedhor qe te ndryshoje permasat e fletes se votimit. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani ne mbyllje te mbledhjes, beri te ditur se ky institucion e sheh te nevojshme qe me shtimin e numrit te partive politike ne zgjedhjet e 28 qershorit, duhet te rimerret ne shqyrtim vendimi per permasat e fletes se votimit. "Duhet te rishqyrtojme formatet e fletes se votimit, per shkak te numrit te madh te subjekteve zgjedhore", tha Ristani. Parashikohet qe fleta e votimit te kete gjeresi 300 milimetra dhe gjatesi 420 milimetra. Zgjedhesit do te votojne ne nje flete votimi me ngjyre dhe forme te njejte, ne te gjitha zonat zgjedhore. Sasia e tyre eshte e barabarte me numrin e zgjedhesve, plus 2 per qind.

Fondi i dhene kohe me pare per zgjedhjet, ka qene 714 milione leke


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›