E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, i jep 165 milione leke shtese KQZ-se per zgjedhjet e 28 qershorit

Qeveria mori diten e djeshme vendimin per t'i dhene Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nje shume prej 165 milione leke, per te administruar zgjedhjet e pergjithshme qe do te mbahen me 28 qershor. Sipas vendimit te marre dje, 90 milione leke do te perdoren per pagat dhe sigurimet shoqerore e shendetesore, te komisionereve dhe vezhguesve te cilet do te marrin pjese ne administrimin e procesit zgjedhor. Komisionet nderpartiake do te jene te shumta ne numer dhe per pasoje, ky eshte zeri me i kushtueshem qe kerkohet per pergatitjen e zgjedhjeve. Nga ana tjeter nje fond prej 10 milione lekesh, do te perdoret per mallra dhe sherbime qe i nevojiten Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, gjate kohes se fushates zgjedhore. Nje fond prej 65 milione kalon per financimin e partive politike. Cdo prag fushate zgjedhore, qeveria miraton edhe financimin e subjekteve politike qe perfshihen ne zgjedhje, ku shumen me te madhe e marrin partite me te medha parlamentare si Partia Socialiste dhe ajo Demokratike. Sipas relacionit qe shoqeron kete projekt theksohet se financimi i rritur per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ka ardhur nga ndryshimet e bera ne Kodin Zgjedhor. Ky fond pritet te merret nga fondi rezerve i buxhetit te shtetit per vitin 2009. Fondi i cili eshte percaktuar per Komision Qendror te Zgjedhjeve, shkon menjehere per t'u perdorur duke qene se diten e djeshme, nisi edhe fushata zgjedhore. Shpenzimet me te medha lidhen edhe me pajisjet teknologjike qe do te perdoren per procesin e numerimit te votave, proces i cili sjell nje risi ne organizimin e zgjedhjeve te ketij viti. Nderkohe qe qeveria me pare ka dhene nje fond prej 714 milione lekesh per zgjedhjet ne Shqiperi, i detajuar sipas nje strukture te qarte, ku 245 milione leke jane per pagat, 250 milione leke per mallrat dhe sherbimet dhe 219 milione leke investime. Ne total per zgjedhjet tashme jane dhene 879 milione leke. F.Mejdini

Qeveria, fondi i akorduar per zgjedhjet

Shtesa e fondit

165 milione leke, totali per zgjedhjet

90 milione leke, per paga e sigurime shoqerore e shendetesore

10 milione leke, per mallra e sherbime

65 milione leke, per t'ua shperndare subjekteve zgjedhore

Fondi i miratuar me pare

714 milione leke ne total per zgjedhjet

245 milione leke, paga e sigurime

250 milione leke per mallrat dhe sherbimet

219 milione leke investime

879 milione leke, fondi total per zgjedhjet


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›