"Nje njeri qe s'do familjen, nuk do vendin"
Kryetarja e Kuvendit, zhvilloi dje takime me grate e Njesise Bashkiake nr.10 ne Tirane, duke kerkuar voten per mazhorancen qe sipas saj, do te ece me ritmin dinamik te zhvillimit. Gjate fjalimit te saj, kryetarja Topalli, nuk la pa permendur kundershtarin socialist, Edi Rama, duke e cilesuar si nje person qe nuk e do vendin e tij dhe ndaj nuk ka si te pretendoje ta drejtoje ate. "Sa here qe degjoj kryetarin e bashkise se Tiranes te flase per Shqiperine, i them vetes: Nena, prindi me shume se kushdo tjeter e do familjen. Nje njeri qe nuk do familjen, natyrisht nuk e do vendin. Nje njeri qe nuk do familjen, natyrisht nuk mendon per kombin, aq me pak per zhvillimin e ketij vendi, per progresin e ketij vendi", akuzoi Topalli. Sipas saj, ndryshe nga Rama, mazhoranca qeverisese ne kater vite, beri qe Shqiperia te shihet me admirim nga te gjithe per ritmin dinamik te zhvillimit, per reformat e jashtezakonshme, si dhe per rritjen pozitive ekonomike. "Katervjecari i ardhshem do jete katervjecari i sfidave te tjera te medha. Se bashku do te plotesojme te tjera ambicie, se bashku do te arrijme te tjera maja, se bashku do te rrisim me shume imazhin e Shqiperise Evropiane", vijoi Topalli. Kryetarja ftoi grate te behen pjese e projektit te madh te Shqiperise qe po ndryshon, te japin vlerat, dashurine, vendosmerine dhe vizionin e tyre, per vijimin e ketij projekti. "Ky vend ka potenciale te medha. Ne katervjecarin e ardhshem me shume do te bejme per asistencen, me shume do te rrisim buxhetin, me shume do te rrisim rrogat e pensionet, me lart do e ngreme imazhin e Shqiperise", premtoi Topalli. R.Rapushi
Arritjet
"Katervjecari i ardhshem do te jete katervjecari i sfidave te tjera te medha. Se bashku do te plotesojme te tjera ambicie, se bashku do te arrijme te tjera maja, se bashku do te rrisim me shume imazhin e Shqiperise Evropiane", tha Topalli.
Arritjet
"Katervjecari i ardhshem do te jete katervjecari i sfidave te tjera te medha. Se bashku do te plotesojme te tjera ambicie, se bashku do te arrijme te tjera maja, se bashku do te rrisim me shume imazhin e Shqiperise Evropiane", tha Topalli.