Bejko me banorët e Tufinës: Do ndërtojmë këtu treg ushqimor

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Tufinës.
Teksa dëgjoi shqetësimet e tyre, Bejko u prezantoi pikat e programit dhe u premtoi se zonat rurale do të jenë në vëmendjen e tij nëse vjen në krye të Bashkisë. Një ndër pretimet ishte edhe ulja e taksës së ndërtimit.
Bejko u tha banorëve të Tufinës, se aty do iu ndërtojë një treg ushqimor, një nga 5 tregjet që do të ngrihen në hyrje të Tiranës. Në këto tregje Bejko tha se do i jepet prioritet prodhimit vendas ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 250 km rrugë në zonat rurale në mënyrë që fermerët vendas ta kenë më të lehtë për të aksesuar në këto tregje.
Sipas tij, nënat kryefamiljare do jenë prioritet siç do jenë në prioritet për strehim edhe çiftet e reja të cilat e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi.
/rtsh.al/