Bejko u ankua se s’ka marrë fonde, reagon KQZ: Shpërndarja bëhet nga Buxheti i Shtetit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas ankesave nga Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj se nuk kanë marrë ende fondet e përcaktuara me ligj për partitë politike që garojnë në zgjedhjet vendore.
KQZ thotë se ligji është miratuar nga Kuvendi në datën 13 prill dhe i ka mbërritur KQZ-së në 20 prill. Ndërsa në datën 22 prill, ky institucion ka miratuar vendimin për përcaktimin e sasisë së fondit që përfiton çdo parti.
Sipas KQZ, tashmë shpërndarja e fondeve duhet të bëhet nga Buxheti i Shtetit.
Shpjegim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve:
Duke u nisur nga disa shqetësime të raportuara nga ndonjë subjekt zgjedhor lidhur me vonesën në shpërndarjen e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që u jepet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”, KQZ sqaron se:
Fondi për zgjedhje që përfitojnë partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje u miratua me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 13.04.2023. Ligji në fjalë ka hyrë në fuqi në datën 13.04.2023 dhe i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datë 20.04.2023.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 22.04.2023 ka miratuar vendimin nr. 397, “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që do t'u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”.
Shpërndarja e fondeve partive bazuar në vendimin përkatës të Komisionerit Shtetëror bëhet direkt nga Buxheti i Shtetit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
