E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky: Të gjithë duan të shohin Putin në Hagë! Kjo do të ndodhë sapo Ukraina të fitojë luftën

Zelensky: Të gjithë duan të shohin Putin në Hagë! Kjo

“Të gjithë duan të shohin Putin në Hagë”. Kështu e ka nisur fjalimin e tij presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky, të mbajtur sot në Hagë, duke iu referuar krimeve të luftës për të cilat është akuzuar presidenti rus.

“Putin meriton të dënohet dhe të dalë para gjykatës së Hagës“, theksoi presidenti ukrainas, duke bërë të ditur gjithashtu se kjo do të ndodhë kur Ukraina të fitojë kundër Rusisë.

Zelensky tha se në këtë luftë është në rrezik më shumë se fati i një vendi, duke shtuar se ne "nuk mund të ndalojmë luftërat e agresionit, por mund ta mposhtim agresionin si një ide kriminale që buron nga mendësia e dikujt që është mësuar të mos ndëshkohet".

"Një paqe e qëndrueshme pas fitores arrihet me asgjë tjetër veç forcës së vlerave," shton ai.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›