E Diel, 1 Nëntor 2026

“Autori s’do ta shohë më dritën e diellit”, dy masakra në pak ditë, Vuçiç PARALAJMËRON: Serbia do të çarmatoset, rrugët do jenë të mbushura me policë

“Autori s’do ta shohë më dritën e diellit”, dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, së bashku me anëtarët e Qeverisë ka dalë në një deklaratë urgjente për mediat pas tragjedisë së ndodhur në mesnatë, ku një 21-vjeçar vrau tetë persona si dhe plagosi 13 të tjerë.

Vuçiç tha se autori ka rënë në prangat e policisë dhe nuk do të shohë më dritën e diellit, teksa paralajmëroi rishikim të kushteve për mbajtjen e armëve nga qytetarët.

Ai kërkoi nga MPB-ja që të lëshojë një moratorium për çështjen e çfarëdo arme në dy vitet e ardhshme, përfshirë armët e gjuetisë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Teksa më tej shtoi se sa më pak armë, aq më pak rrezik është për fëmijët dhe qytetarët.

“Për herë të dytë në 48 orët e fundit, duhet të shprehim ngushëllimet tona për njerëzit që u vranë sonte në mënyrë kriminale… Çdo fjalë është e rëndë, e tepërt dhe në të njëjtën kohë e pamjaftueshme… Ky është një sulm ndaj gjithë vendit tonë. Autori është arrestuar dhe nuk do ta shohë dritën e diellit.

Ministria e Brendshme duhet të vendosë menjëherë një moratorium për lëshimin e çdo arme për dy vitet e ardhshme, përfshirë armët e gjuetisë.

MPB-ja urdhërohet që të gjithë personat që kanë armë pa leje t’i dorëzojnë brenda muajit të ardhshëm, ose do të pasojnë sanksione brutale”, tha ai, teksa më tej tha se do të marrin 1200 plicë ku do të shpërndahen në secilën prej 330 shkollave të vendit.

Kujtojmë se ditët e fundit Serbia është tronditur nga dy ngjarje të rënda. Dy ditë më parë një 14-vjeçar hapi zjarr në ambientet e një shkolle në Beograd duke lënë të vdekur 8 nxënës si dhe rojen e shkollës.

Ndërsa, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 21-vjeçari i identifikuar si Uros.B ka vrarë 8 persona si dhe ka plagosur 13 të tjerë.

Ngjarja e rëndë u shënua pas një debati që i riu kishte pasur me një oficer policie në fshatin Dubonë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›