E Diel, 1 Nëntor 2026

Anglia refuzon arrestimin e Harry Simpson, nuk implikohet direkt në vrasjen e Nikulajt! Haxhia dhe tre të prangosurit e tjerë kërkojnë lirim me kusht

Anglia refuzon arrestimin e Harry Simpson, nuk implikohet direkt në vrasjen

Gjykata Angleze ka refuzuar të arrestojë shtetasin anglez Harry Simpson me pretendimin se nuk ka prova bindëse të cilat e inkriminojnë atë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikulajt.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për mediat se Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar arrestimi i tij, mirëpo gjykata angleze ka refuzuar që të firmosë urdhër-arrestin.

Ditën e sotme katër të arrestuarit e tjerë Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kanë dalë para gjykatës së specializuar për ekstratimet. Përmes avokatëve të katër të arrestuarit kanë depozituar kërkesat për liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore. Mirëpo, këto kërkesa janë kundërshtuar prej prokurores Zoe Lash e cila po përfaqëson shtetin shqiptar në gjykatën angleze.

Haxhia, Hunt dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Tre të arrestuarit si dhe britanikja Harriet Bridgeman, akuzohen nga autoritetet në Shqipëri se janë financuar dhe porositur nga Edmond Haxhia për të vrarë biznesmenin dhe politikanin lezhjan Ardian Nikulaj. Ekzekutori, portugezi i akuzuar Ruben Saraiva, ndodhet ende në arrati.

Rolet i të akuzuarve në vrasje:

Edmond Haxhia akuzohet se ishte ai porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›