E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejtja SHBA e konsideron PS si Hamasin

Z. Bejtja si e komentoni deklaraten e sotme te SHBA-ve
Eshte fare e qarte qe kjo deklarate e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk eshte nje shuplake por eshte nje shpulle dhe eshte nje shpulle e forte. Eshte nje shpulle para se gjithash sepse zakonisht ne te gjithe historine botore shpulla te tilla marrin qeverite dhe nuk marrin opozitat te cilat ne shume vendeve jane ne pozita me te kujdesshme. Qe ta them ne menyre figurative per opoziten kjo eshte nje shpulle si ti gjuash nje femije te vogel. Nje shpulle e tille qe rralle here e kane marre opozitat te tjera ne vende te ndryshme. Them se mund ta kete marre Hamasi nje here e nje kohe dhe opozita shqiptare kete here pasi ne bote qeverite perpiqen qe te jene ne marredhenie me delikate me te dobet dhe nuk i qellojne ne menyre te tille. Eshte fare e qarte se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane sensitiv jo ndaj politikes shqiptare ne teresi sesa ndaj qytetareve te tyre ndaj taksapaguesve te tyre. Prandaj dhe ky reagim qe kaq i forte dhe per here te pare po te marrim gjithe historikun e Shqiperise kemi pasur raste kur ka pasur 70 faj mazhoranca dhe 30 opozita ose e kunderta te gjithe shtetet perfshi ketu dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane qene te kujdesur qe ta shperndajne fajin dhe tja hedhin gjithe fajin klases politike shqiptare. Eshte hera e pare ku kemi nje deklarate ku ne menyre eksplicite faji i lihet minorances dhe nga ana tjeter pershendetet mazhoranca parlamentare per perpjekjet qe beri per ta kaluar ligjin. Por kjo nuk besoj se eshte nje dite e gezuar as per mazhorances. Besoj se ketu u godit ne nje fare menyre imazhi i Shqiperise imazhi i biznesit shqiptare. Po perseris se Shtetet e Bashkua te Amerikes si cdo vend tjeter Evropian jane shume sesitiv ndaj parave te taksapaguesve te tyre sic u be e qarte dhe per fondin ne fjale qe do te kthehen mbrapsht.
Z. Bejtja a mendoni se PS i ka kompromentuar marredheniet e saj me SHBA apo ndoshta vet Rama
Te jem i sinqerte SHBA-te nuk mund te prishin ne menyre kaq te lehte marredheniet me nje parti politike kushdo qofte ajo. Por pikepyetja ekziston pasi sic e thashe ishte nje sjellje e papergjegjshme e opozites pasi nuk u dhane arsyet e mjaftueshme se perse nuk u votua ky projekt ligj qe ne fund te fundit nuk ka te beje as me PS-ne dhe as me PD-ne dhe as me partite e tjera. Ai ka te beje thjesht me biznesin shqiptar dhe me shtetin shqiptare si institucion dhe realisht te mos votosh nje ligj qe forcon sistemin gjyqesor qe forcon shtetin shqiptare kjo mendoj se eshte nje sjellje e papergjegjshme.
Personalisht mendoj se nje lloj pikepyetjeje i eshte vene liderit te Partise Socialiste pasi kur refuzon nje ligj te tille kaq sensitiv per taksapaguesit amerikane dhe politiken amerikane mendoni sa te lehte e ka ky lider te refuzoje nje lider personal te SHBA-se ose dicka te tille. Mendoj se nje lloj pikepyetje sot eshte ngritur. Por me duhet te theksoje dicka tjeter ajo qe sme pelqen eshte fakti qe edhe kur nuk u votua ky ligj nje pjese shume e madhe e medias tentuan ta anashkalojne kete votim ate dite sic po tentojne ta anashkalojne dhe sot deklaraten. Por mendoj se kjo eshte nje dite shume e rendesishme dhe negative per Shqiperine. Por negative vecanerisht per opoziten Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›