E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Gjykatat Administrative plan per ta miratuar me 84 vota

Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta ka deklaruar se Parlamenti do te miratojne ne nje nga seancat e aferta ligjin per Gjykaten Administrative. Gjate takimeve me drejtuesit e pushtetit vendore per marrjen e masave per te shmangur permbytjet ne Lezhe me kerkese te kryebashkiakut Viktor Tusha numri dy i qeverise ka komentuar dhe deklaraten e bere dje nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjate prononcimit dhene dje per mediat ne Lezhe Meta u shpreh optimist edhe per rritjen e ndergjegjesimit te deputeteve te opozites per te dhene votat e duhura per miratimin e ketij ligji mjaft te rendesishem per biznesin. Ligji per Gjykaten Administrative pa dyshim qe do te miratohet se shpejti dhe une besoj se kjo do te jete nje dite e afert. Natyrisht mosmiratimi ne Parlament ne 30 shtator eshte pergjegjesia e atyre qe nuk arrijne te ngrihen mbi interesa te ngushta per te dhene kontributet e tyre per krijimin e nje gjykate e cila mbron biznesin nga vendimet arbitrare te institucioneve qeveritare u shpreh dje Meta. Ai ka theksuar se deputetet do te reflektojne per rendesine qe ka ky ligj duke nenkuptuar se votat do te vijne nga ana e opozites e cila pak dite me pare bojkotoi votimin e ketij ligji. Ne besojme qe do te rritet pergjegjesia e deputeteve dhe ata do te kontribuojne per cuar para gjithe reformat qe kane te bejne me integrimin e vendit u shpreh Zevendeskryeministri Ilir Meta. Ai ka kerkuar reflektimin e opozites duke shtuar se ligji ne fjale nuk eshte per interes te mazhoances por per gjithe biznesin ne vend. Votimi i ligjit per Gjykaten Administrative ishte dhe nje prej mundesive ku palet mund te linin pas konfliktin nje vjecar. Pas sugjerimeve te bera nga Shtetet e Bashkuara per votimin e ligjit Partia Socialiste paraqiti opsionet e saj per kalimin e ngercit politike duke kerkuar miratimin e nje pakete reformash dhe me pas kalimin e ligjit. Ne nje situate te tille me gjithe apelin e nderkombetareve opozita nuk pranoi votimin e ligjit duke theksuar se me pare duhet te merrte zgjidhje perfundimtare ceshtje e transparences se zgjedhjeve te vitit te kaluara.
Q.Xhani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›