E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani Fletet e votimit shume shpejt vendimi Rozeta Rapushi

Komisioni Qendror i Zgjedhor i Zgjedhjeve shkund serish politiken qe te gjeje nje zgjidhje per ngercin politik ne vend pasi shume shpejt fletet e votimit do te digjen. Kryetari i ketij Komisioni Arben Ristani u kujtoi dje serish forcave politike se kane ende dicka per te zgjidhur per debatet mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009 pasi me keto sjellje po mbajne peng edhe punen e KQZ-se ne zbatim te Kodit Zgjedhor dhe punes. Proceset ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane zinxhir qe ndjekin njeri tjetrin dhe ne nuk mund te prishim radhen e tyre perndryshe rrezikojme standardet e organizimit te zgjedhjeve paralajmeroi dje Ristani duke u kujtuar forcave politike se koha po kalon dhe ata duhet ti japin nje zgjidhje debateve mbi rezultatin e zgjedhjeve te shkuara. Sipas tij ndonese nuk ka nje date ekzakte per djegien e fleteve te votimit ky proces eshte ligjor dhe do te kryhet. Ndaj Ristani u kujtoi serish forcave politike qe ti japin drejtim ngercit politik mbi rezultatin e zgjedhjeve te vitit 2009. Megjithate koleget ishin te mendimit se mban dhe pak koha per ta shtyre kete proces dhe nuk mund te jape nje date ekzakte po besoj se shume shpejt do te kete nje vendimmarrje tjeter per kete ceshtje paralajmeroi Ristani. Apeli i kreut te KQZ-se vjen ne nje kohe kur ka kaluar me shume se nje vit dhe partite politike ende nuk gjejne gjuhen e perbashket per gjetjen e nje zgjidhjeje mbi ngercin politik te krijuar. Ristani i cili ishte i vetmi i cili nuk votoi pro shtyrjes se afatit per djegien e fleteve te votimit jave me pare rikujtoi dje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te vijoje shume shpejt me kete procedure pasi afati ka kohe qe ka kaiar dhe zgjedhjet e ardhshme nuk do te mund te rrezikohen. Disa jave me pare ne nje mbledhje te posacme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shumice votash vendosi qe ti leje edhe disa kohe pa percaktuar nje afat te qarte forcave politike qe te gjejne gjuhen e perbashket per zgjidhjen e ngercit politik. Por gjate ketyre javeve forcat politike jo vetem qe nuk kane bere asnje hap para ne zgjidhjen e ngercit por situata konfliktuale eshte agravuar edhe me shume kur opozita do ti rikthehet serish protestave masive ne rruge. Debatet mes dy kampeve te medha politike vijojne prej me shume se nje viti qe pas shpalljes se rezultatit zyrtar te zgjedhjeve parlamentare qershor 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›