E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam: “Jam gati për Anglinë”

Devid Bekam këmbënguli se ai ndihej plotësisht i gatshëm për të luajtur ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare kundër Zvicrës, takim që do të luhet të mërkurën e ardhshme në ndeshjen e parë të Fabio Kapelos si trajner i Anglisë.
Ish-kapiteni i Anglisë, i cili u stërvit me Arsenalin gjatë këtij muaji e ndjen veten të gatshëm për të qenë në shërbim të Kapelos: "Unë jam i gatshëm. Jam gati të jem i në përfaqësuese. Fatmirësisht unë punova shumë fort gjatë këtij muaji për të fituar skuadrën. Unë u stërvita me një nga ekipet më në formë të Europës, bëra gjithcka që ishte e mundur për të qenë plotësisht në formë dhe nuk kam më dyshime për këtë, por cdo gjë nuk është në dorën time".
Mesfushori nuk luan një ndeshje që nga pjesa e dytë e takimit të Anglisë të humbur me Kroacinë 3-2 në nëntor të vitit të kaluar, që u dha fund shpresave të Anglisë për një vend në finalet e Euro 2008. Ndeshja e fundit e Belam me skuadrën e tij, Los Anxheles Galaksi daton në tetor të vitit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›