Nini, shqiptarja që mëson amerikanët të notojnë

Linda Nini është një shembull i bukur i trajningut shqiptar të notit në Shtetet e Bashkuara. "Ajo është duke sjellë eksperiencën shqiptare në Y-City te Blu Devils (djajtë blu)", - shkruan uebsajti amerikan zanesvilletimesrecorder.com. "Ne nuk kemi pasur kurrë një trajnere si ajo", - thotë notarja e re Kesi Winland, që ka tre vjet që stërvitet me Lindën. "Ajo është e mrekullueshme, e qeshur dhe krejt e ndryshme nga kushdo tjetër që ka trajnuar këtu. Ajo e di saktësisht atë që duhet të bëjë, ajo është vetë notare dhe na e tregon këtë".
E lindur dhe e rritur në Shqipëri, Nini e shpenzoi pjesën më të madhe të jetës së saj rreth ujit. "Unë kam notuar qysh kur isha e vogël", - thotë ajo. "Tezja ime ishte trajnere noti dhe shtëpia jonë ndodhej rreth 25 metra larg bregut. Ishte pjesë e jetës sonë". Në moshën shtatëvjecare Nini u bashkua me klubin sportiv "Tirana" dhe zhvilloi garën e saj kur ishte vetëm nëntë vjece. Kampione në 50 dhe 100 metra stil i lirë dhe 100 metra shpinë, ajo u stërvit cdo ditë për dy vjet dhe fitoi në 50, 100 dhe 200 metra shpinë dhe 50 e 100 metra stil i lirë. "Unë theva shumë rekorde dhe tani mbaj 18 rekorde në vendin tim", - thotë ajo. "Për 17 vjet unë isha edhe anëtare e Ekipit Kombëtar të Notit të Shqipërisë. Në vitin 1972 fitova Kampionatin Olimpik".
Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Sporteve, Nini drejtoi ekipin kombëtar të Shqipërisë duke marrë pjesë në kampionatet në Itali dhe Rusi. Ajo gjithashtu ka qenë më parë edhe sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Notit.
Në vitin 2002 Nini dhe burri i saj, Vasiliev, "Vas", fituan lotarinë "Green Card" dhe u vendosën në Ohama të Shteteve të Bashkuara. Ajo punoi si instruktore fitnesi, mësuese noti dhe trajnere. Gjatë korrikut të vitit të kaluar, familja lëvizi në Zanesville, pasi Vas, një artist, siguroi një vend pune me Alan Cottrill. "Unë jam një trajnere noti e vërtetë, por pesë vjet më parë disa fëmijë erdhën te mua dhe më thanë t'i ndihmoja ose ata do të humbisnin programin", - thotë kryetrajneri Herb Fitzer. "Për katër vitet e para unë punova me Kent Miller, i cili bëri një punë të madhe, por ai ndryshoi punë. Unë jam mik me Alan Kotrrill dhe njoha burrin e Lindës, i cili punonte me të, kështu që i sugjerova të takohesha me Lindën.
Fitzer thotë se është lumtur që të ketë një si Linda në ekipin e tij. "Ajo shpenzoi të paktën 40 vjet duke trajnuar një ekip, ajo di më mirë se kushdo tjetër", - thotë ai. "Ne e filluan këtë vit më mirë se vitin e kaluar dhe ajo është duke më mësuar mua, se trajnere e mirë është. Unë e ndjek dhe po mësoj shumë prej saj, ajo është një trajnere e pabesueshme".
Por dhe Nini e vlerëson shumë Fitzerin. "Herb është një djalë shumë i mirë. Ai përpiqet të bëjë gjithcka mirë për fëmijët", - thotë ajo.
Disa nga notarët e rinj mendojnë se Nini është një kapital i cmuar për skuadrën. "Në fillim kishim pak antipati për të, pasi nuk dinim se cfarë prisnim prej saj, pra ishim pak nervozë", - thotë Xhesika Prajs. "Por unë mendoj se gjërat u kthyen të mira për ne duke pasur ndihmën e saj. Ajo përpiqet të na bëjë notarë të mirë. Ne punuam fort këtë vit dhe secili nga ne është përmirësuar".
Nini është krenare për studentët e saj. "Ata më argëtojnë shumë, takim pas takimi, ata janë më shumë të kënaqur me punën e tyre", - thotë ajo. "Ata kanë durim dhe punojnë fort për të marrë rezultate të mira. Unë jam një punëtore e fortë dhe serioze në punën time dhe fëmijët u janë përgjigjur ideve të mia".
Edhe pse ajo erdhi me kredenciale si mësuese nga Shqipëria, ajo duhet të rikryejë disa mësime me qellim që të fitojë diplomën amerikane. Nini është duke ndjekur Universitetin Zanesville për të marrë një certifikatë.
Shqiptarja ka një ide fikse në kokë. Ajo shpreson se vajza e saj tetë vjece, Eni, të ndjekë shembullin e saj. "Ajo është një notare e mirë", - thotë Nini me të qeshur. "Ajo ka notuar qysh kur ishte nëntë muajshe".
Marrë nga: "Zanesville Times Recorder"
Përgatiti: Dash Frashëri