Elvir Muriqi dëshiron “të fundosë” rivalin Willis Lockett

Për Elvir "Kosova Kid" Muriqin, një fiore kundër Willis Lockett të enjten do ta afrojë atë edhe një hap më afër qëllimit të tij, e që është një duel me idhullin e tij Roy Jones Jr. apo një duel revanshi ndaj Antonio Tarver. Muriqi që ka një bilanc prej 34 fitoresh dhe 4 humbjesh në ringun profesionist duhet që të bëjë paraqitje të mirë përballë Lockett, dhe shqiptari është mëse i gatshëm për ta bërë një gjë të tillë. Muriqi në një intervistë për "Boxing Talk" ka thënë fjalët e fundit para se të ngjitet në ringun e "Paradise Theater" të Nju Jorkut, duke premtuar se do të tentojë nokautin përballë amerikanit Lockett.
Elvir, si shkuan përgatitjet për duelin me Willis Lockett, dhe si e vlerëson këtë duel në krahasim me duelet e tjera?
Elvir Muriqi: Përgatitjet shkuan shumë mirë. Tani ndihem i clodhur, ndihem rehat, dhe kam shumë njerëz rreth vetes që kujdesen për mua. Përgatitjet zjatën për tri javë dhe para së gjithash tani jam në një formë shumë ë mirë.
Cili është synimi për të enjten?
Elvir Muriqi: Dua që të fitoj këtë duel dhe të shpalos kombinimet e mia për të cilat kam punuar. Dua që ta filloj këtë vit me një fitore impresive. Dua që të vazhdoj rrugën drejt hapit të radhës.
Cili është hapi i radhës për ty?
Elvir Muriqi: Secili nga boksierët më të mirë të botës. Shpresoj që Roy Jones Jr. të më japë një shans të përballem me të, e gjithashtu shpresoj që edhe Tarver të më japë mundësinë e një dueli të revanshit.
Cfarë mund të presim të shohim pas rënies së gongut?
Elvir Muriqi: Mund të prisni për të parë qetësinë time. Mund të më shihni të përdor "xhebin" dhe të shkarkoj kombinimet e mia mbi Willis Locket. Si dhe do të kënaqem duke e bërë këtë.
A do të tentoni të nokautoni kundërshtarin?
Elvir Muriqi: Do të kërkoj që të bëj një paraqitje të mirë. Nëse më jepet mundësia, sigurisht se do ta bëj.
Për cka duhet të shqetësohet më së shumti kundërshtari në duelin e të enjtes?
Elvir Muriqi: Gjithcka. Presioni im në ring do ta fundos fare atë.