E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan: Dëshiroj të stërvis të rinjtë e Realit

Zinedin Zidan dëshiron të kthehet te Reali i Madridit si trajner në sektorin e të rinjve, ku luajnë edhe dy djemtë e tij, Enco dhe Luka, 12 dhe 9 vjec.
"Zizu, - shkruan gazeta sportive ‘As", - i ka bërë një propozim presidentit të klubit merengues, Kalderon dhe drejtorit të përgjithshëm, Mijatovic, me të cilët u takua dje në Madrid".
Kapiteni i Kombëtares së Francës është tërhequr nga futbolli i luajtur qysh pas finales së Botërorit të Gjermanisë, ku Franca humbi pas gjuajtjes së penalltive me Italinë.
"Dëshiroj të kthehem në futboll në futboll dhe të bëhem i vlefshëm një një mënyrë apo tjetër për Realin e Madridit, që mbetet shtëpia ime", i tha ish-ylli francez. Presidenti Kalderon i pohoi se shumë shpejt ai do të marrë një vendim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›