Bekam: Milan? Kam oferta të tjera
Por Bekam thotë se do të vendosë kur të vijë momenti i duhur, pasi tani dëshiron të mendojë vetëm për Kombëtaren e Anglisë.
“Më kanë thënë se më presin në Milano dhe kjo më bën të ndihem mirë. Por unë kam marrë edhe 3-4 oferta të tjera, të cilat duhet t’i vlerësoj,”- është shprehur lojtari i Los Anxheles Glaksi.
Mesfushori 34-vjeçar dëshiron të marrë pjesë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm, për të barazuar rekordin e Sër Bobi Çarlton me katër Kampionate Botërore. Anglezi ka marrë ojesë në Botërorin e Francës në vitin 1998, në Korenë e Jugut dhe Japoni më 2002 dhe në Gjermani në 2006.
Megjithatë, kjo do të jetë shumë e vështirë, pasi Bekam duhet të luajë në një kampionat europian.
“Kam një marrëdhënie të mirë me trajnerin e Los Anxheles Galaksi, Tim Leivik. Ai është një njeri i futbollit, por ata e dinë që duhet të rikthehem në Europë. Nëse dikush zemërohet, unë nuk mund të bëj asgjë për këtë,”- përfundoi ish mesfushori i Mançester Junajtid dhe Real Madridit.