Trafiku i armëve, Efraim Diveroli rrezikon 5-vite burg
Hebreu 24-vjeçar rrezikon 5 vite burg për veprën penale të mashtrimit të Pentagonit për armët të shitura për ushtrinë amerikane në Afganistan. Armë kineze janë të ndaluara të blihen dhe të përdoren nga qeveria amerikane. Pakti i Diverolit me Pentagonin ishte vetëm një pjesë e biznesit të tij.
Kompania e tij nënshkroi një kontratë për të shitur armë dhe municione me vlerë 300 milionë dollarë për ushtrinë amerikane. I riu pranoi se pranoi se kishte organizuar bashkë me punonjësit e tjerë të kompanisë së tij shitjen e municioneve kineze që ata i kishin maskuar si municione të prodhuara në Shqipëri. Në këmbim të pranimit të fajit për një deklaratë false ndaj qeverisë amerikane, zyra e prokurorisë në Majami rrëzoi 84 akuzat e tjera lidhur me prokurimet dhe falsifikimet.
Dy bashkëpunëtorët e Diverolit, Alexander Podrizki dhe David Packouz u vetëshpallën gjithashtu fajtorë, ndërsa një biznesmen do të vazhdojë të përballet me gjyqin. Skandali u zbulua vitin e shkuar, pas ndodhjes së tragjedisë së Gërdecit në Shqipëri. Skandali i shitjes së municioneve shkoi deri në Kongresin amerikan, ku u zhvilluan seanca dëgjimore.