Arrestohen tre shtetas për shfrytëzim prostitucioni
Me anë një operacioni të koduar “Blendi”, sepcialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Tiranë kanë vënë në pranga tre persona. Kështu është arrestuar Pllumb Pal Prendi, 40-vjeç, lindur në Bicaj, Pukë dhe banues ne Tiranë, A.S, 17-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Paskuqan 2 dhe Monika Sabri Micani, 49 -vjeç, banuese në Tirane. Të sipërcituarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë shfrytëzuar për prostitucion me qëllim përfitimi për një periudhë kohe, shtetasen A. S. në hotel “Blendi”, në rrugën “Frederik Shiroka”.
Në cilësinë e provës materiale ju sekuestruan 27 000 lekë dhe 3 telefona celular. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”, “mbajtje ambjentesh për prostitucion” dhe “ushtrim prostitucioni” në bashkëpunim.