E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekam i sjell një bum të ardhurash Milanit

Londër - Sport-financial parashikon se futbollisti Devid Bekam pritet t’I sjellë Milanit një përfitim prej 100 milion eurosh. Në raport thuhet se përveç shërbimeve si futbollist, Bekam është një operacion I vërtetë marketingu. Bekam u mor hua nga skuadra e Milanit, dhe menjëherë pas mbërritjes së tij në Milano ngjalli jo vetëm interesimine opinionit sportive, por edhe të modës.

Që në ditën e parë janë porositur mbi 60 mijë fanella me numrin e tij. Bekam do të udhëtojë në datë 29 dhjetor në drejtim të Dubait, ku do të kryejë fazën përgatitore skuadra e Milanit. Bekam do të qëndrojë rreth katër muaj tek skuadra e Milanit, dhe pastaj do të kalojë sërish tek skuadra e Galaksit në kampionatin amerikan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›