E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet rruga për privatizimin e klubeve shqiptare

Tiranë - Mbledhja e djeshme e Këshillit të Ministrave hap dritën jeshile për kalimin e klubeve sportive në shoqëri aksionere. Propozimi për kalimin nga klube shtetërore në private ishte në rend të kësaj mbledhjeje.

Donatorët e klubeve kërkojnë prej kohësh që ky ndryshim të ndodhë, duke e parë si mënyrën më të mirë për zhvillimin e sportit në Shqipëri. Propozimi i fundit i bërë nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dhe ministri i Sporteve, Ylli Pango, gjeti mbështetjen e plotë të Këshiilit të Ministrave.

Sipas burimeve në kryeministri, pohohet se ligji i propozuar nga këta të fundit është miratuar me disa ndryshime të vogla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›