Bekam lë të hapur mundësinë e rikthimit në Premier Ligë
Kur Bekam largohej nga Mançester Junaited deklaronte se nuk do të luajë në asnjë ekip tjetër anglez. Por tani kohët duket se kanë ndryshuar.
Gjatë konferencës së tij të parë në Kaliforni, ku është rikthyer për t’u angazhuar me Los Anxhelos Galaksi, Bekam deklaron se po e sheh seriozisht një mundësi të tillë.
“Kurrë nuk duhet thënë kurrë. Kur lashë Mançesterin deklarova se nuk do të luaj në asnjë ekip tjetër anglez. Zemra ime është gjithmonë tek ky ekip, dhe nuk mund ta imagjinoja veten duke luajtur kundër Mançesterit në Premier Ligë. Tani nuk e përjashtoj dot një mundësi të tillë”, deklaron ylli i futbollit anglez David Bekam.
Këtë vit anglezi është aktivizuar në radhët e italianëve të Milanit, në ambientin e të cilit është mjaft i preferuar. “Spice Boy” nuk përjashton as mundësinë e rikthimit tek Milani në muajin dhjetor, kur mbaron dhe kontrata e tij me Los Anxhelos Galaksi.
“Më duhet të pres dhe të studioj situatën”, përfundon David Bekam.