E Diel, 1 Nëntor 2026

Somali, rrëmbehen dy gazetarë francezë

"Një grup personash të armatosur hynë me forcë në hotelin 'Sahafi' dhe rrëmbyen dy shtetas francezë", tha për agjencinë Reuters menaxheri i hotelit duke kërkuar të mbetej anonim.

"Dy francezët e rrëmbyer ishin gazetarë", shtoi ai.

Lajmi i rrëmbimit të dy shtetasve të huaj u konfirmua më vonë nga policia somaleze, cituar nga radio "Nairobi".

Policia nuk e bëri të ditur kombësinë e dy viktimave, por burime të besueshme konfirmojnë se bëhet fjalë për dy shtetas francezë, që mund të kryejnë profesionin e gazetarit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›