E Diel, 1 Nëntor 2026

Iu gjet drogë, ndalohet nga policia një 32-vjeçar

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 14.00, në rrugën “Qemal Stafa”, u kap në flagrancë, ku gjatë kontrollit fizik ju gjet me vete një pako e mbështjellë me natriban me ngjyrë kafe. Brenda pakos u gjet një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë 72.1 gram.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: - Sasia e 72.1 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma e 3100 lekëve, 1 telefon celular dhe 2 karta telefoni. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›