E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam në dyshim për Milanin në miqësoren e nesërme

Dubai - David Bekam është në dyshim për ndeshjen e shumëpritur miqësore të Milanit me Hamburgun ditën e nesërme në orën 16:00. Në stërvitjen e sotme mesfushori anglez ka pësuar një bllokim muskulor duke sjellë frikë tek i gjithë ambienti kuqezi në Dubai.

Përgjigjet rreth shqetësimeve të fundit të Bekamit pritet të dalin nesër. Sidoqoftë, lojtari pritet të jetë në kampin e Ançelotit për këtë miqësore të shumëpritur nga opinioni sportiv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›