E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam tek Paris SG

Një telenovelë sa mondane aq edhe futbollistike përfundon. Ylli anglez Dejvid Bekam do të luajë për Paris Sen Zhermenin në Francë të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Mesfushori 37-vjeçar, pritet të nënshkruajë shpejt kontratën e tij të radhës, pasi ndau mendjen për të mos luajtur në Angli, ku e kërkonin disa klube.
Bekam, një idhull i tifozëve në mbarë botën, besohet se po hedh hapin e fundit në një karrierë të suksesshme 20-vjeçare, në të cilën fitoi shumë trofe me disa nga skuadrat më të mëdha të botës.
Ai doli kampion i Europës me Mançester Junajtid, fitoi titullin në Spanjë me Realin e Madridit si dhe u shpall kampion edhe në SHBA.
Paris Sen Zhermen synon të fitojë kampionatin dhe ka ambicie edhe në Champions League, i përforcuar nga milionat e sheikëve arabë që kanë blerë klubin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›