Bekenbauer: Anglezët janë idiotë të vërtetë
BERLIN-Franc Bekenbauer ka folur me tone të rënda për kombëtaren angleze, e cila edhe pse në një grup jo shumë të vështirë, u rendit e dyta dhe tani do të përballet me Gjermaninë në 1/8 e finales. "Një ndeshje e tillë duhet të ishte në gjysmëfinale, jo në këtë fazë, - deklaroi "Kajzeri" gjerman. - Anglezët u treguan idiotë të vërtetë, duke fjetur në dy takimet e para dhe duke u renditur të dytët. Madje, skuadra e Kapelos m'u duk shumë e lodhur. Kjo është e kuptueshme, pasi futbollistët në Angli luajnë më shumë ndeshje se në Bundesligë, duke qenë se kanë edhe dy kupa kombëtare. Në këtë pikë, lojtarët tanë m'u dukën më mirë fizikisht", shtoi ai. Sipas Bekenbauer, fitorja 1-0 e Anglisë ndaj Sllovenisë ishte një përmirësim i lehtë në krahasim me barazimet e marra ndaj SHBA-së dhe Algjerisë. Por, ai u shpreh i impresionuar nga disiplina që ka vendosur Kapelo.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)