Serbët, hyrje me dhunë në Kosovë

Një grup prej 30 serbësh ka dhunuar pikën kufitare të Kosovës në Jarinje, të Leposaviqit, duke u futur brenda territorit të Kosovës. Burime të gazetës “Koha Ditore”, kanë theksuar se grupi i serbëve rreth orës 15:00 ka hyrë me dhunë në kufirin e Kosovës në Jarinje, duke mos ndaluar pas paralajmërimit të policisë.
Serbët kanë kërcënuar policët e Kosovës në pikën kufitare, duke vazhduar rrugën më këmbë në drejtim të Leposaviqit dhe Mitrovicës. Sipas këtij burimi, ky grup përbëhet nga pjestarë të “Gardës së Car Llazarit” dhe të grupit fashist “Obraz”, që dyshohen se janë të armatosur.
Policia kufitare e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga njësitë speciale të Kosovës dhe ato të EULEX-it. Më pas misioni evropian ka urdhëruar arrestimin e këtij grupi serbësh, ndërsa rreth orës 16:00 nga Prishtina për në Jarinje janë nisur edhe njësitë speciale të EULEX-it.