Holanda, e para nëgrupin E, kualifikohetedhe Japonia
JOHANESBURG- Holanda ka siguruar vendin e parë në grupin E, duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje, pasi mposhti 2-1 Kamerunin. Skuadra e drejtuar nga Bert Van Marvijk vinte në këtë sfidë si e kualifikuar, por në fakt nuk ka toleruar asgjë përballë Samuel Eto me shokë. Portokallinjtë kanë luajtur thuajse me formacionin e tyre titullar, ndërsa në minutat e fundit për ta është rikthyer edhe Arjen Roben. Ndeshja ka dhuruar jo pak emocione, ndonëse dy skuadrat nuk kishin më thuajse asnjë objektiv në lojë. Pas 36 minutash lojë, Holanda gjeti avantazhin me anë të Robin Van Persi, që mposht portierin Sulejmani pas një pasimi të bukur në zonë. Tulipanët e kanë kontrolluar ndeshjen, por në pjesën e dytë Kameruni ka sulmuar shumë dhe në minutën e 65-të kanë marrë një penallti pas prekjes me dorë të Van der Vart. Samuel Eto ka shkurtuar shifrat nga pika e bardhë, megjithatë skuadra holandeze shënoi edhe golin e dytë në minutën e 84-t me anë të Klas Jan Huntelar. Holanda e mbyll ndeshjen me 9 pikë të plota, ashtu si Argjentina e Maradonës, ndërsa në turin tjetër do të ndeshet me Sllovakinë.
Ndërkohë, në takimin tjetër të grupit E, Japonia mundi të kualifikohet për në turin tjetër pas fitores bindëse në shifrat 3-1 ndaj Danimarkës. Skuadra aziatike shënoi dy gola me goditje dënimi në pjesën e parë, duke e bërë shumë të vështirë detyrën për danezët, që eliminohen për herë të parë që në fazën në grupe në një Kupë Bote. Honda shënoi pas 17 minutash lojë për ekipin e Takeshi Okadës, ndërsa në të 30-tën, Endo dyfishoi shifrat me një tjetër goditje perfekte. Danimarka luftoi shumë në pjesën e dytë dhe 10 minuta para përfundimit mori një penallti. Tomason gaboi në gjuajtjen e parë, por pasi topi u kthye nga portieri, e dërgoi në rrjetë. Në minutat e mbetura danezët u hodhën në sulm, por ishte Japonia që shënoi me anë të Okazakit 3 minuta para fundit. Japonezët do të përballen në turin tjetër me Paraguajn.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s Dështim me turp, Italia i jep lamtumirën Botërorit